Kryetari Sokol Haliti u prit sot nga qytetarët e shumtë, pas besimit që morri nga vitiasit që të qeverisë Vitinë edhe për një mandat të tretë
Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot nga qytetarët vitias, të cilët e kanë uruar atë pas fitores në zgjedhjet lokale që janë mbajtur të dielën. Me këtë rast kryetari Haliti, ka marrë serish besimin e qytetarëve vitias që të qeverisë si kryetar komune edhe për një mandat të tretë.
Kryetari Haliti i ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë besuar në programin e tij qeverisës, duke potencuar se qeverisja komunale e Vitisë, do të vazhdoj përkushtimin dhe punë të mira në interes të gjithë qytetarëve të saj pa dallime.
“ Dua të ju falënderoj secilin prej jush që me keni besuar që të vazhdoj punën si kryetar komune për një mandat tjetër katërvjeçar. Puna jonë e mirë e bërë për të gjithë qytetarët ka qenë një shtytës i fortë dhe i mirë që qytetarët të mbajnë besimin që ne të vazhdojmë me qeverisjen edhe për katër vite të tjera. Gjithashtu ju bëjë me dije se si kryetar i kësaj komune do të vazhdoj projekte të shumta jetike për të gjithë qytetarët tanë pa asnjë dallim”, u shpreh kryetari Haliti.Aziz Zuka