Gjilan

Qytetarët e Gjilanit e nderojnë nënkryetarin Arbër ismajli për punën e bërë gjatë pandemisë COVID-19

 
Tani e një vit në globin botëror u paralajmrua për pandeminë e padukshme dhe tejet të rrezikshme COVID-19 e cila pandemi mori shumë jetë në botë.
Në tërë botën u paralajmruan 100 milion raste të prekur nga pandemia ku prej tyre, 59 milion të shëruar ndërsa jetë kanë ndërruar 2 milion e 320 mijë persona.
Në Kosovë kjo shifër gjerë më tani është 61,680 raste të infektuar, 53,457 të shëruar ndërsa 1,519 raste ishin me fatalitet, ndërsa Komuna e Gjilanit ka pasur 3,500 të infektuar, 3.292 të shëruar, ndërsa 108 qytetar kanë ndërruar jetë.
Me gjithë mobilizimin për ta tejkaluar këtë gjendje të rënd pandemike sipas shumë qytetarve nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ishte njeriu i cili në mënyrë brilante ka udhëhequr në cdo cep të qytetit dhe në fshatra gjendjen me pandeminë COVID-19.
Disa qytetar pa dallim të subjekteve politike në shënjë mirënjohje për kontributin e dhënë gjatë pandemisë COVID-19 nga nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, kanë përmbledhur gjithë aktivitetin e tijë në dy libra me fotografi, takime e vizita që ka pasur gjatë pandemisë.
Këto dy libra të përmbledhura nga qytetarët e shtrësave të ndryshme, i janë dhuruar nënkryetarit Arbër Ismajli, në shenjë respekti që në ditët më të vështira nënkryetari Arbër Ismajli 24 orë ishte në shërbim të qytetarve.

Nënkryetari Arbër ismajli i ka falenderuar këta qytetarë duke theksuar se ne si Komunë do të jemi vazhdimisht pranë cdo qytetari pa dallime politike gjinie e racore.

You Might Also Like