Futboll

Ramadani: Ne përmbushemi vetëm nëse e fitojmë trofeun pas 23 vjetëve

Pas fitores ndaj Llapit me rezultat 1:0 dhe kalimit në  Finale të Kupës së Kosovës në Futboll, kryetrajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka theksuar:

“Derisa arritëm t’i mposhtim në dy takime, nuk mund të thuhet se nuk e merituam finalen. Para dy ditëve na u lëndua në stërvitje Arbër Prekazi, Besar Musolli luajti me temperaturë të lartë. Dha maksimumin ani pse nuk ishte në gjendje të mirë. Edhe Mevlan Zeka ka çaluar nga minuta e parë. I uroj futbollistët për angazhimin. Kanë bërë punë mjaftë të mirë. Deri më 9 janar nuk e kemi ditur se a do të vazhdojmë garat apo jo, ndërsa sot prekim finalen e Kupës. Kjo është meritë e futbollistëve. Besoj që në asnjë takim, qoftë në kampionat apo në Kupë nuk e kemi kursyer asnjë futbollist. Jemi futur me gjithë fondin. Asnjëherë nuk e kam cekur te lojtarët se ne me këtë fond nuk mund të luftojmë në të dyja garat. Gjithmonë u kam thënë se mundemi dhe kemi kualitet, kemi mundësi. U vërtetua ajo që mundemi, pavarësisht fondit të vogël. Kemi pasur shumë lëndime e suspendime. Jam i lumtur që prekëm finalen por ne përmbushemi vetëm nëse e fitojmë trofeun pas 23 vjetëve. Si duket do të shkruajmë histori të re. Besoj dhe shpresoj. Kam besim te futbollistët. Është viti për të shkruar histori”, përfundoi Ramadani.

You Might Also Like