Futboll

Ramiz Krasniqi: Ndeshjet me Bullgarinë të mirseardhura

 

Gjilan – Përfaqësuesja e Kosovës U19, ditë më parë zhvilloi dy ndeshje me Kombëtaren e Bullgurisë në qytetin Nessebar dhe Sozopol, të cilat ishin të mirseardhura para shkuarjes në Portugali.
Në dy ndeshjet djelmoshat Kosovar treguan paraqitje mjaft solide duke e ditur se Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar me 13 futbollist në këto ndeshje miqësore, pasiqë shum futbollist nuk mundën të lirohen nga angazhimet në klubet e tyre.

Në ndeshjen e parë në stadiumin “Urban” në Nessebar, Kosovarët pësuan me rezultat 2-1, ndërsa në stadiumin “Arena” në qytetin bregdetar Sozopol u ndan me rezultat të bardh 0-0.

Përzgjedhësi i Kosovës, Ramiz Krasniqi, me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve është ndarë i kënaqur.
“Djelmoshat tanë treguan në dy paraqitjet futboll cilësor dhe angazhim përfekt, ne në këto miqësore u paraqitëm me 13 futbollist pasiqë shumica e futbollistve nuk munden të na bashkangjiten për shkak obligimeve në klubet e tyre, por ne dëshmuam se po kordinohemi ashtu siq e kemi paraparë me stafin tim”, shprehet Krasniqi.

Përzgjedhësi Krasniqi ka bër të ditur, se shumë shpejt futbollistët do të bashkohen edhe njëherë për ndeshjet “Elite Round”
“Ne tani jemi në kontaktet e fundit para shkuarjës në Portugali me 17 mars, ekspedita jonë udhëton për në Portugali ndërsa para shkuarjes do të jemi sëbashku nja tri ditë me futbollist për të parë gjendjen përfundimtare të futbollistve dhe shpresoj se do të japim më të mirën që kemi në dispozicion, me stafin tim dhe futbollistët që do të marrin bekimin për shkuarje në Portugali..

Siq dihet nga 21 marsi Përfaqësuesja e Kosovësdo të ballafaqohet me Portugalinë, Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë.

You Might Also Like