ARSIMI

Rashiti: PDK përherë i ka dhënë mbështetje UKZ-së

Partia Demokratike e Kosovës përherë i ka dhënë mbështetje UKZ-së prej kur është themeluar para 12 vitesh me aktvendimin e ish-kryeministrit z.Hashim Thaçi.
Edhe sot PDK është në përkrahje të plotë për zgjerimin e kapaciteteve dhe hapësirave të UKZ-së.
Ndërtimi i kampusit universitar në Gjilan është tejet i vonuar, por tani është domosdoshmëri e kohës që të fillojë sa më parë.
Mungesa e vullnetit të qeverisjes komunale për t’iu përgjigjur me kohë kërkesave të UKZ-së, e ka vështirësuar tej mase mundësinë e investimeve kapitale për fillimin me kohë të ndërtimit të këtij kampusi universitar.
Me rektorin Dermaku shqyrtuam të gjitha mundësitë për një zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi, bazuar në planifikimet e reja potenciale për krijimin e hapësirave të reja për Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.
Ndër të tjera e vlerësuam lart punën dhe angazhimin e rektorit Dermaku për programet e akredituara të UKZ-së, planifikimet e reja për avancimin e universitetit dhe strategjinë për investimet e nevojshme për periudhën afatshkurtër- afatmesme.
Mund të jetë një imazh i 4 persona, kostum, orë dore, televizori dhe teksti që thotë "空酒 프는 E 頁 14"
Të gjitha reagimet:

Liridonë Mehmeti, Ekrem Kryeziu dhe 35 të tjerë

You Might Also Like