Ai p shkëlqen në fanellën e Shkëndijës, te kategoritë e reja dhe shumë shpejt emri i tij do të bëhet i njohur në futbollin kosovar. Bëhet fjalë për lojtarin Rexhep Ajeti, i cili në ndeshjen e fundit me ekipin e vet ka shënuar tregolësh.
Kryetrajneri i tij Veton Xhemajli dhe trajneri Afrim Mehmeti kanë fjalë të mira për këtë lojtarë, duke theksuar se ai është punëtor i madh, i disiplinuar dhe i rregullt në ushtrime.
Në ndeshjen e fundit që Shkëndija e luajti kundër Bashkimit, Rexhep Ajeti shënoi het trik në kategorinë e pionierëve të Shkollës së Futbollit Shkëndija, nga e cila kanë dalë futbollist të njohur e ndër ta ishte Mirlind Daku, që tash luan për Kombëtaren e Shqipërisë apo edhe Meris Maliqi, një lojtar që pritet të ketë të ardhme të ndritur.
Rexhep Ajeti është vetëm 15-vjeçar, por një talent i madh, ngase është shumë punëtor e kjo mund të vërehet në stërvitje, ku është i rregullt dhe i përkushtuar, andaj të gjithë presin që ai një ditë të bëhet emër i njohur në futbollin kosovar./kryelajmi.com/.