FC Drita i ka siguruar shërbimet e një ndër futbollistëve më të kërkuar në futbollin e Kosovës, sulmuesit Rilind Haziraj.
Ky i fundit aktivizohet me skuadrën e Fushë Kosovës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Shtatlarti Haziraj aktualisht është top-shënues në Ligën e Parë (Grupi B) me 17 gola të shënuara në 18 ndeshje të zhvilluara.
Ai do ti bashkohet Dritës më të përfunduar ky kampionat derisa lajmi konfirmuar për Shqip.com pranë klubit “kaltërebardhë”.
Sulmuesi qendror Haziraj është 24-vjeçar.
Drita në këtë edicion e synon titullin kampion teksa po lufton për këtë trofe së bashku me Ballkanin.