ARSIMI

Rreth 200 nxënës gjilnas do të mund të vijojnë trajnimin e “Pro Coders Academy”

Nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” 60 nxënës do të mund të vijojnë trajnim e “Pro Coders Academy”, ka theksuar Ramiz Kastrati, drejtor i Organizatës Pro Coders Academy, i cili tha se ky trajnim do në kuadër të muajit “Kompjuterin e jo telefonoin”. Trajnimi do të mbahet me nxënësit e shkollave të mesme dhe të rinjtë e Gjilanit për senzibilizimin e përdorimit të tastierës ose të daktilografisë. Shkollave të Gjilanit nëpërmjet zyrtares së lartë për arsim në Gjilan, zonjës Majlinda Marku – Hoxha u janë  rekomanduar 200 vende dhe ata e kanë bërë përzgjedhjen e të gjitha shkollave, kurse Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” I kanë takuar 60 vende. Trajnimi është online dhe multidiciplinar. Nxënësit përveç që mësojnë për daktilografi do të mësojnë edhe se sit ë mësohet online.

“Kjo është një sfidë që shoqërinë tona do t’a ndjek këto dhjetë vitet e fundit, ngase në Evropë mësimi online ka filluar të aplikohet dhe nxënësit do të kenë qasje në portalin e organizatës dhe platformën ku do të regjistrohen dhe janë edhe nxënësit vullnetarë me moton “Nxënësi ndihmon nxënësin”, tha Kastrati. Vullnetarët që kanë kryer këtë trajnim më herët do të përkujdesen për këtë dhe janë të ndarë nëpër klasa.

Trajnimi do të zgjas gjashtë javë dhe do të jetë online, kurse në fund vijuesit do të pajisen me certifikata.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, tha se ky trajnim është i mirëserdhur për nxënësit e kësaj shkolle dhe se kjo shkollë gjithnjë ka arritur rezultate të mëdha sidomos në lëndën e informatikës.

You Might Also Like