Futboll

SC Gjilani mbyll đ©Ă«đ«đ đšđ­đąđ­đŁđžđ­ đ©đšđ«đš đđźđžđ„đąđ­ 𝐧𝐝𝐚𝐣 đđ«đšđ đ«ĂšđŹ Niederkorn

Ekipi i  SC Gjilanit ka zhvilluar përgatitjet e fundit para duelit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj ekipit ProgrÚs Niederkorn nga Luksemburgu.
FutbollistĂ«t janĂ« njoftuar me fushĂ«n e lojĂ«s nĂ« “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, aty ku do tĂ« zhvillohet edhe dueli i sĂ« enjtes mbrĂ«ma.
I gjithë grupi ishte në dispozicion të kryetrajnerit Klodian Duro, përveç futbollistit Mevlan Zeka, i cili është stërvitur i diferencuar dhe po punon me kohën që të jetë gati për sfidat e para evropiane.
Njëherit kjo ishte seanca e fundit stërvitore para duelit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës për këtë edicion.

You Might Also Like