Futboll

SC Gjilani nënshkruan marrëveshje sponsorizimi me Bankën Ekonomike

Banka Ekonomike ka nënshkruar marrëveshje me Sport Club Gjilanin për sponsorizim, shkruan kryelajmi.com.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Banka Ekonomike – dega në Gjilan, e cila ka publikuar një postim dhe një video e ku thuhet:

Banka Ekonomike sponsor i SC Gjilani

 

Banka Ekonomike është krenare të mbështesë klubin e futbollit SC Gjilani, një simbol i qytetit me një pasion të pafund për futbollin. Si ish-fitues të Kupës dhe Superkupës së Kosovës, dhe pjesëmarrës të rregullt në garat evropiane, kuq & bardhët vazhdojnë të jenë të përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe akademisë së futbollit.

Në këtë rrugëtim, klubi ka pasuar një zhvillim të qëndrueshëm, duke u përkushtuar ndaj rritjes së infrastrukturës sportive dhe akademisë së futbollit. Me mbi 250 fëmijë në akademi, SC Gjilani ka ndihmuar në formimin dhe zhvillimin e talentëve, duke shkëlqyer në skenën vendore dhe ndërkombëtare./kryelajmi.com/.

You Might Also Like