Futboll

Senad Jaroviq lojtar i Gjilanit me të drejta të plota

Sport Club Gjilani komunikon arritjen e marrëveshjes me Football Club Struga për transferimin e futbollistit Senad Jarovic.

Sulmuesi boshnjak do jetë anëtar i ‘kuqebardhëve’ me të drejta të plota dhe ‘firma’ e tij do të vlejë për dy vitet e ardhshme.

26 vjeçari ishte bashkuar me Gjilanin në afatin kalimtar të janarit vetëm si futbollist i huazuar nga FC Struga, ndërkohë që pas arritjes së marrëveshjes me kampionët e Maqedonisë së Veriut, ai tashmë e ka të vlefshëm kartonin e plotë për transferim.

Jarovic i është bashkuar menjëherë ekipit në fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, ndërkohë që prezantimi tij do të bëhet pas rikthimit në Gjilan.

You Might Also Like