Viti

Sërish huliganët shkatërrojnë infrastrukturën e Stadiumit ndihmës në Pozharan

 

 

Stadiumi ndihmës i Vllaznisë së Pozheranit sërish është demoluar dhe kjo nuk është hera e parë që në Stadiumin ndihmës të Vllaznisë së Pozharanit në  mënyrë huliganeske demolohen dyert, dritaret, zhveshtoret e gjithçka tjetër. Dhe ne si klub zakonisht jemi munduar t’i mbulojmë këto sjellje huliganeske,  të cilat jo vetëm që dëmtojnë rëndë objektin dhe ambientet e klubit, por dëmtojnë edhe imazhin e fshatit dhe të gjithë sportit në vendin tonë.

Kryesia e KF Vllaznisë fton organet e rendit që të merren seriozisht me këtë fenomen (dëmtimin e pronës publike), i cili po përsëritet disa herë!/kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like