SHFMU “Vatra e Diturisë” dhe “Nazim Hikmet“ në mesin e dhjetë shkollave më të mira në garat e robotikës.
Ky rezultat është arritur falë përkushtimit e punës së palodhshme të mentoreve Edlirë Zymberi nga ShFMU “VATRA E DITURISË” dhe Teuta Hashani Zymeri nga ShFMU “NAZIM HIKMET”.
Në këtë edicion kanë marrë pjesë 369 institucione edukative, në të gjithë Republikën e Kosovës, dhe janë realizuar gjithsej 3 sfida të formatit online dhe një në formë fizike, ku në secilën sfidë, ekipet e shkollave tona treguan rezultate permanente.
Sidmos është dalluar SHFMU “Vatra e Diturisë” nga Livoçi i Epërm, ku nxënësit e kësaj shkolle edhe njëherë treguan përkushtimin dhe angazhimin maksimal sëbashku me mësimdhënësit e tyre për të arritur majat e suksesit.
Sot në Super Finalen e Garës së Robotikes KLM Open 2023/2024 Krestive – grupi i kodimit i shkollës “Vatra e Diturisë”, në nivel të Kosovës zunë vendin e 4, ndërsa në nivel komunal vendin e 1-rë.
“Edhe pse synim ynë ka qenë shkuarja në finalen evropiane në Itali që do mbahet të këtë vit, prapë se prapë kjo ka qenë një arritje e madhe për nxënësit, për shkollën, për komunën, duke pas parasysh numrin e shkollave pjesëmarrëse në nivel të Kosovës, moshën e nxënësve që tani janë vetëm 9 vjeç”, ka thënë drejtori i SHMU “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm, Fadil Musliu, i cili ka shtuar se kjo është hera e parë që kanë marr pjesë në garat të robotikes. Me punë, angazhim dhe përkushtimin arrihet të fitohet çdo sfidë, e këtë sot e arritën nxënësit e klasës 4/1 me mësuesen Edlira Zymberi, të cilen e falënderoj për punën dhe angazhimin e pa kursyer në të gjitha aspektet e arsimimit dhe edukimit të nxënësve në Shfmu”Vatra Diturisë” Livoç i Epërm, tha Musliu.