Brezart Ismaili për vite me radhë ishte trajnerë tek gjeneratat e reja tek Shkolla e Futbollit e SC Gjilani e kur e kërkonte nevoja ai gjithnjë ishte pranë edhe ekipit të seniorëve. Për tërë këtë punë, Shkolla e Futbollit Gjilani e ka falënderuar trajnerin Brezart Ismaili për punën dhe përkushtimin që shfaqi gjatë periudhës sa ishte i angazhuar te moshat në etapa të ndryshme.
Së fundmi Ismaili ka qenë në detyrë me gjeneratën e 17 vjeçarëve dhe ka drejtuar ekipin në gara nacionale dhe atë rajonale.
“Për gjithë kontributin e dhënë në Shkollën e Futbollit Gjilani, falënderime publike për Ismailin, njëherit i urojmë shumë suksese në karrierën e tij sportive”, është thënë në komunikatën e falënderimit.
Stafi i Shkollës së Futbollit të SC Gjilani në detyrën që deri dje e ka ushtruar Brezart Ismaili e ka angazhuar ish-futbollistin dhe tani edhe trajnerin Genc Sermaxhaj.