Muzikë

Shoqëria Kulturo- Artistike “ Jonuz Ramandani” nga Smira shwnoi 40- vjetorin e themelimit

Me rastin e 40- vjetorit të themelimit te Shoqërisë Kulturo-Artisitike “ Jonuz Ramadani” nga Smira e Vitisë, sot në shtëpinë e Kulturës “ Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti është mbajtur një koncert kulturor dhe artistik. Gjatë këtij koncerti kryetari i kësaj shoqërie, Muhamet Maliqi ka ndarë disa mirënjohje për ata të cilët kanë kontribuar për këtë shoqëri, në veçanti edhe për Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani. Drejtoresha Sylejmani ndër tjerash tha se SHKA “ Jonuz Ramadani” ka kontribuar shumë në aspektin kulturo-artistik në Viti dhe atë në kohët më të vështira. “ Uroj që kjo shoqëri të vazhdoj të punoj ashtu siç ka punuar deri me tani. Ju më të vërtetë keni kontribuar edhe atëherë kur kontributi në kulturë ka qenë sakrificë por edhe tani kur e keni më lehtë sepse ju e dini se tani keni mbështetjen e kryetarit të komunës”, u shpreh drejtoresha Sylejmani duke potencuar se mirënjohjen e marrë do ta vendos në suviniret më të çmuara të saj.Aziz Zuka

You Might Also Like