Futboll

FC Drita: Tre erdhën, katër u larguan, dy u huazuan

Drita në synimin e saj për të fituar titullin e kampionit, u ka besuar lojtarëve të saj të dikurshëm. Kështu ekipi bardh e kaltër nga Gjilani, në fund të afatit kalimtar të dimrit, në radhët e veta ka sjellë dy ish-lojtarët e saj me të cilët ishte bërë kampione. Astrit Fazliu dhe Kastriot Rexha janë kthyer në folenë e tyre të vjetër e bashkë me ta pjesë e Dritës është bërë edhe lojtari Almir Ajzeraj.

Drita nuk u ka besuar më brazilianëve Lucas Cardoso, i cili nuk gjeti hapësirë të mjaftueshme dhe brazilianit tjetër Gilberto Fortunato, i cili u rikthye për të shënuar gola, por nuk e dha atë që është pritur nga ai. Nga FC Drita janë larguar edhe Sedat Berisha dhe Donat Hasanaj, që gjetën tjetër mjedis, kurse Drita ka dërguar në huazim dy lojtarët e saj Leutrim Rexhepi dhe Albin Krasniqi, njërin te Vitia e tjetrin te Ferizaj.

 

You Might Also Like