Shukri Sylejmani dhe Selami Osmani, në Gjilan njihen si dy donatorë të mëdhenj të veprimtarive të ndryshme, por në veçanti në opinionin kosovar ata njihen si dy donatorët më të mëdhenj, njëri i KF Gjilani dhe tjetri i KF Drita.
Shukri Sylejmani – Shuka dhe Selami Osmani – Bezi, dy donatorë të devotshëm të sportit gjilanas janë nderuar me mirënjohje të vecanta në 75- vjetorin e themelimit të Klubit të Futbollit Bashkimi.
Shukri Sylejmani dhe Selami Osmani, në Gjilan njihen si dy donatorë të mëdhenj të veprimtarive të ndryshme, por në veçanti në opinionin kosovar ata njihen si dy donatorët më të mëdhenj, njëri i KF Gjilani dhe tjetri i KF Drita. Për kontributin e tyre, fjalë miradie ka thënë edhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ka theksura se këto dy personalitete të çmuara ishin më meritorët që Kosova tashti e ka derbnin më të madh Drita – Gjilani, i cili mbledh më së shumti shikues dhe i cili më së tepërmi i jep hijeshi Kampionatit të Kosovës në futboll.
Në emër të Selami Osmani – Bezi, tashmë i ndjerë, mirënjohjen e ndarë nga Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit e ka marrë Lorik Iliazi nga kryesia e KF Drita, derisa Shukri Sylejmani – Shuka ka qenë pjesëmarrës në manifestim. Kryetari i Gjilanit. Lutfi Haziri, ka thënë se Shkuri Sylejamni dhe Selami Osmani, kanë bërë shumë për futbollin gjilanas, gjë për të cilën shumë gjenerata do t’u jenë mirënjohëse./Kryelajmi/.