Klubi i Volejbollit Skenderaj ka mundur Dritën e Gjilanit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Volejboll, që është zhvilluar në mbrëmjen e të mërkurës në Pallatin e Sporteve “Minatori” në Mitrovicë.
Rezultati në fund të ndeshjes ishte 3:1 për skenderajaset, të cilat ishin vendase dhe kishin luajtur në Mitrovicë në mungesë të palestrës së tyre.
Drita ka pësuar ndryshme në këtë kampionat, ngase tri lojtare nga përbërja e parë janë larguar jashtë vendit, Venera Kadriu në SHBA, Lorina Mehmeti në Kanada dhe Ronita Leka në Austri. Drita në përbërjen e vet solli dy lojtare amerikane dhe u duk se u plotësuan zbrazëtirat, por pikërisht në momentin më të papërshtatshëm, në një ndeshje miqësore është lënduar lojtarja me e mirë në Kosovë Fjolla Shabani.
Skenderaj në këtë ndeshje është paraqitur me lojtare tërësisht vendore. Dritës i mbetet që të kërkojë mbrojtjen e titullit të kampionit.