Viti

Sokol Haliti për mandatin e katërt zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Viti

Dega e LDK-së në Viti ka mbajtur sot kuvendin e X-të zgjedhor. Aty kryetari Lumir Abdixhiku dhe Sokol Haliti, thanë se vendi ka nevojë për rikthimin e LDK-së në qeverisjen e vendit. Kuvendi edhe për mandatin e 4 i dha unanimisht besimin kryetarit aktual të degës së LDK-së  dhe njeherit kryetarit të tashëm të Komunës së Vitisë Sokol Haliti. Në përfundim të punimeve të Kuvendit zgjedhor me një prononcim iu është drejtuar delegatëve të kuvendit ku mes të tjerave tha:

Të nderuar delegatë të kuvendit të X-të të degës së LDK-së në Viti, ju faleminderit për besimin e dhënë që edhe në mandatin e ri 4 vjeçar t’i prijë degës së LDK-së në Viti.

Faleminderit kryetar Abdixhiku për besim dhe përkrahje.

Faleminderit edhe aktivistëve dhe anëtarëve tjerë të LDK-së për përkrahjen e vazhdueshme gjatë tërë këtyre viteve. Është koha qëë LDK_ja si parti  të udhëheq eddhe me vendin , prandaj të jemi të bashkuar dhe të punojmë dhe të angazhohemi që ne si parti të udhëheqim edhe me vendin tonë ,Kosovën tonë të dashur. Aziz Zuka

 

You Might Also Like