PDK ka lëshuar seancën e sotme të Asamblesë Komunale të Gjilanit, kurse Erëlehta Osmani, këshilltare komunale nga radhët e PDK-së ka dhënë arsyet e një veprimi të tillë, të cilin po e botojmë të plotë:
Ne kemi vendosur të bojkotojmë seancën e sotme sepse dhe këta drejtues e dinë shumë mirë. E kanë neglizhuar në maksimum krijimin e drejtorive, dhe proceset për zhvillimin e komunës tonë janë duke u vonuar. Në pikat e rendit te ditës të kësaj seance ishte dhe një temë delikate që prek studentët tanë, bursat komunale që ky pushtet prapë po luan me to. Partia demokratike gjatë qeverisjes së saj ka qenë iniciatorë e bursave dhe kanë funksionuar në mënyrë të rregullt. Ne si këshilltarë i mbështesim bursat për studente dhe kërkojmë që numri i bursave të rritet. Ne na intereson rinia e këtij vendi, dhe unë si një e re nuk do të doja kurrë të përballesha me situtata që cenojnë integritetin e rinisë së Gjilanit. Por në një moment që institucionet nuk funksionojnë, fajtor është vet pushteti për mosfunksionimin e tyre. Nuk mund te fajësosh një parti opozitare, kur pushtetin e ka kjo parti ne dorë.