Futbollisti nga Gjilani, Blend Maloku, që nga nesër do të jetë pjesë e skuadrës nga Zvicra, Winterthur. Djaloshi i cili ka mbushur pak para disa ditësh 16 vjet ju ka rënë në sy shum skuadrave evropiane, me cilësit të cilat i posedon ky futbollist do të ketë një karierë të shkëlqyer futbollistike.
Shtatëgjati Maloku për dy javë do të jetë pjesë e skuadrës së njohur Winterthur, i cili do ti shpalos cilësit e tija futbollistike.
“Do të jem pjesë e kësaj skuadre për dy javë në një test futbollistik, jam i përgaditur maksimalisht që të lë përshtypje sa më të mirë, mbrenda dy javësh do të kem një orar shum të ngjeshur do të ketë edhe talent tjerë nga jasht por jam i përgaditur për këtë sfidë”, shprehet 16 vjeqari Maloku.
Siq bëhet e ditur Malokun do ta përcjellin shum skuadra evropiane, në këto paraqitje të tij do të jenë një numër i konsiderushëm i menagjerve evropian tek skuadra e Winterthurit.
“Së pari do të testohem tek kjo skuadër por ka mundësi menjëherë të kaloj tek skuadra e Baselit, njohësit e futbollit të kësaj skuadre do të më vëzhgojnë por në asnjë moment nuk i frigohem konkurencës, do ta shfrytzojë këtë mundësi maksimalisht”, shprehet i bindur Maloku.
Blend Maloku tani e një kohë të gjatë ka shtuar intenzitetin e ushtrimeve për të qenë sa më i përgaditur për sfidat të cilat do ta presin, por për këtë talent të madh të futbollit Kosovar nuk ka asnjë pengesë që mund ta zprapsë drejt qëllimit të tij.
“Të jesh pjesë e skuadrave të mëdha evropiane është një nder i veqant, të jesh pranë shum menagjerve të futbollit duhet pasur cilësi të larta futbollistike, por kam një dëshirë të veqant që sa më parë të veshi fanelën e Kombëtarës së Kosovës dhe të kontriboj për shtetin tim, shpresoj se edhe vetë FFK-së, do t’ju kushton rëndësi më të madhe talentve të saj”, shprehet mjaft optimist talenti i futbollit, Blend Maloku.
“Kontribut të jashtëzakonshëm për shkuarjën e Malokut tek skuadra Zvicrane ka dhën njeriu i sportit, Adil Maliqi, i cili ka bërë të gjitha kontaktet tek skuadrat e shtetit Helvetik.