ARSIMI

Të rinjtë gjilanas po vazhdojnë të na bëjnë krenar çdo ditë e më tepër me sukseset e tyre në fushën e arsimit

Të rinjtë gjilanas po vazhdojnë të na bëjnë krenar çdo ditë e më tepër me sukseset e tyre në fushën e arsimit.
Tre matematikantët e rinjë, Yllkë Jashari, Viol Guda dhe Lum Jerliu, koordinatorin e olimpiadave të matematikës së Gjilanit Prof. Festim Shkodra dhe drejtorin e Gjimnazit të Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” Bekim Mustafa, i prita në takim bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selvete Sylejmani.
Këta nxënës janë pjesë e ekipit gjashtë anëtarësh të Kosovës që do të marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës – IMO 2022 në Norvegji, gjatë muajit korrik sivjet.
Pasi i urova shumë suksese matematikantëve të cilët po e afirmojnë komunën tonë në nivel ndërkombëtar, u zotova për mbështetje gjatë kësaj gare dhe çdo gare tjetër të dijes.
Alban Hyseni

You Might Also Like