Komunikacion

Tejkalim në vijë të plotë

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

You Might Also Like