Gjilan

Tmerri i 13 prillit 1999 në fshatin Llashticë nuk harrohet kurrë

Tmerri i 13 prillit 1999 në fshatin Llashticë nuk harrohet kurrë

Edhe pas 24 vite të barbarizmit policor, paramilitarë e ushtarak, nuk harrohet masakra e madhe e cila ndodhi në fshatin Llashticë duke masakruar, djegur e vrarë popullatën e pafajshme të këtij fshati duke vrarë 26 banorë të këtij fshati.

Masakra e Llashticës është një plagë e hapur pasi edhe pas 24 vitesh nuk ka pasur asnjëherë asnjë hetim.

I gjithë fshati me 27 mars 1999, ditë që ishte edhe Natë e Bajramit, ishin detyruar ta braktisin fshatin duke dalur në malet për rreth fshatit.

Në fshatin Llashticë janë djegur 123 shtëpi e 137 objekte ndihmëse, janë plaqkitur 90 traktorë,120 moto-kultivator, 3 autokombaja, 3 kombibusa, 1 kamion, 130 vetura e 680 kafshë të trasha.

Masakra e Llashticës ishte masakër e torturës dhe vrasjeve barbare të banorëve të Llashticës, duke dëshmuar se sa të pamëshirshëm ishin forcat policore paramilitare e ushtarake Serbe ndaj popullatës shqiptare, por ky gjak i këtyre
martirve është gjaku që bën dritë e që nuk shuhet kurrë.

Forcat paramilitare, policore e ushtarake kanë vrarë në fshatin Llashticë në tri periudha 13,14,16,22 dhe 30 prill 1999. Gjatë kësaj periudhe me 30 prill janë pushkatuar e rrafshuar me buldozer dhe djegur tërsisht 13 fshatarë të këtij fshati duke shkatrruar e djegur shkollën fillore, xhaminë e fshatit, ambulancën e biblotekën e fshatit, në tërësi ky fshat ishte shëndruar në një fantazmë
ku asgjë nuk kishte mbetur pa u djegur e shkatrruar.

Në ofensivën e parë në këtë fshat, në altarin e lirisë kanë mbetur të vdekur Ali Bejtë Selimi, Enver Sylë Murseli, Ymer Kadri Rashiti e Lulëzim Feti Musliu.

Dëshmitari e banori i fshatit Llashticë, Emrush Selimi i cili kishte 33 vite në vitin 1999, ka të vrarë babain e tij – Ali Bejtë Selimi, i cili ishte njëri ndër banorët e parë të vrarë në këtë fshat.

Emrush Selimi tregon se ajo ditë ishte e martë dhe në ora 11 e 10 minuta ka filluar masakra ku humb babain e tij dhe tre fshatarë tjerë.
“Babai im ishte punëtor që nga viti 1969 në Gjermani, para se të fillonin bombardimet e NATO-së ishte ardhur për të parë gjendjen
familjare por edhe situatën se si rrjedhte. Babai ka mundur të largohet e të kthehet në Gjermani por nuk e bëri, pasi thoshte këtu kam lindur e nuk më duhet jeta pa familje e vendlindje, pa fshatarët e fshatit që jam rritur e kemi ndarë të mirën e të keqën, nuk ka ditë më të mirë e më të gëzuar se të mbrosh pragun e shtëpisë të cilët na kanë lënë babë e babgjysh, dhe nuk më duhen as diamantet e botës kur më shkon familja e atdheu”.

Selimi tregon edhe tmerrin e asaj dite të kobshme.
“Ishte ditë e frikshme, ishim të rrethuar nga katër anët e fshatit nga forcat policore, paramilitare e ushtarake Serbe, ku në atë ofenzivë në altarin e lirisë bien babai dhe tre fshatarë tjerë”.

Sot në moshën 57 vjeqare, Emrush Selimi, është i zhgënjyer se si gjerë më tani nuk është zbardhur dhe dënuar askush për masakrën e fshatit Llashticë edhe pse i kemi dokumentuar të gjitha.

“Pas luftës ku janë vrarë fshatarët, vendi është vizituar nga mjekët nga Kanada por gjerë më tani asnjëherë asgjë nuk është bërë publiken se deri ku kanë mbërri këto dëshmi dhe kush është marrë me këto dëshmi, pasi asnjë dëshmitarë asnjëherë nuk është ftuar të dëshmojë edhe pse e gjithë dosja me dëshmitarë e video është marrë nga mjekët Kanadez dhe kjo heshtje e përbuzje e drejtësisë vendore e ndërkombëtare edhe pas 24 vitesh na lëndon pa masë, dhe ne nuk kërkojmë më shumë se sa dënimin e merituar për të gjithë ata kriminel
që vranë familjarët e më të dashurit tanë”.

Në masakrën e Llashticës, poashtu me 16 prill janë vrarë: Habibe Ramushi, Rukije Ramushi, Nezir Ramushi, Xhyzide Hasani, Lirim Shabani. Me 20 prill është vrarë Azem Cani. Me 30 prill janë pushkatuar e djegur duke u i rrafshuar me bulduzer Fazli Hyseni, Hysen Hyseni, Ajshe Hyseni, Driton Hyseni, Arife Hyseni, Mirije Hyseni, Blerim Ramadani, Rifat Shabani, Selami Shabani, Zijavere Shabani, Fisnik Shabani, Sylejman Ibishi, Xhavit Berisha, gjithashtu të plagosur me 30 prill kanë mbetur: Deli Hyseni, Dritë Hyseni, Blerinë Hyseni, Leonorë Hyseni, Vlorë Shabani.

Ndërsa, të zhdukur ende janë: Shkëmbim Selimi e Ramize Jahiu (Lladovë).

Në lapidarin e ngritur për nder të këtyre martirëve e cila u ngritë me 13 prill 2001 në Llashticë – thuhet : Oj lulet e bukura në pranverë që po lulëzoni, masakrën
e prillit mos na i harroni”.

You Might Also Like