Futboll

Tringa Nevzati, futbolliste me të ardhme të ndritur

 

Është e re, nxënëse e Shkollës Fillore, por tashmë ajo ka veshur petkun e Përfaqësueses së Kosovës. Trajnerët e futbollit në të shohin një futbolliste me karrierë të ndritur e ajo vazhdon punën, ushtron çdo ditë dhe nuk kursen mund e djersë për të arritur majat e futbollit.

Tringa Nevzati, futbolliste vazhdon të kënaq adhuruesit e futbollit kudo. Ajo, duke qenë mesfushore ofensive, me tipare edhe të sulmueses së dytë, tashmë ka shënuar 25 gola, në 26 ndeshje sa ka zhvilluar.

Asaj i pëlqen Lionel Mesi, i pëlqejnë driblimet dhe qetësia e tij para golit.

Tash kur ajo po prek majat e futbollit, topin magjik që e kishte pasion që nga mosha 5-vjecare, kur ishte fëmijë, tash e vazhdon në Klubin e Futbollit për Femra Intelektualet, duke qenë lojtare e trajnerit Afrim Mehmeti, i cili e ka përkrahur gjatë tërë kohës, për t’u bërë një futbolliste e dalluar.

Që në moshën 14- vjeçare ajo është ftuar të jetë pjesë e Reprezentacionit U-17. Ajo ishte futbollistja më e re e ftuar në përfaqësuese, ku ekipi ynë mori pjesë në Irlandën e Veriut e Tringa u paraqit në dy ndeshje.

Tashti, Tringa Nevzati, si 15- vjeçare është ftuar me përfaqësuesen U-17, për të qenë pjesë e turneut për femra që do të mbahet në Estoni.

Sa është e mirë në futboll, ajo po aq është e mirë edhe në shkollë, duke qenë nxënëse e shkëlqyeshme në Shkollën e Mesme të Ultë „Skënderbeu“ në Përlepnicë. Ajo falënderon të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në sukseset e saja, duke filluar nga mësimdhënësi i Kulturës Fizike, Kujtim Bajrami, trajnerët Afrim Mehmeti e Ajnur Maksuti si dhe përzgjedhësin e përfaqësueses U-17, Kushtrim Munishi.

Gjithsesi se një pjesë e suksesit të saj i dedikohet edhe babait të saj, Bujar Nevzati, i cili gjithmonë i është gjetur pranë kur e ka kërkuar nevoja.

„Dëshiroj që karrierën time ta vazhdojë edhe më tej e ëndërrat e mija janë që të luaj edhe në ligat më të forta evropiane, ashtu sic bënë shumë futbolliste e deri atëherë më duhet të punojë shumë“, thotë futbollistja Tringa Nevzati.

You Might Also Like