U bë zbulimi i pllakës në Xhaminë e Remnikut që u përdorë nga shoqata Nënë Terezë
Sot në fshatin Remnik të Vitisë, konkretisht në Xhaminë e fshatit, u bë shpalosja e pllakës në shenjë përkujtimi për aktivitetin e zhvilluar në vitet e 90-ta, ku një pjesë e këtij objekti fetar ishte lëshuar nga banorët si ambulantë në kuadër të Shoqatës Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë”. Në ceremoninë e shpalosjes së kësaj pllake, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se roli i Shoqatës “Nëna Terezë”, ka qenë i madh. “Ambulanta në Remnik, ishte simbol rezistencës dhe sakrificës, me që shërbeu për nevoja shëndetësore të banorëve të kësaj ane. Gjithashtu, edhe aktivitetet humanitare që janë zhvilluar atë kohë, kanë qenë shtytje e mbështetje për familjet në nevojë të këtij lokaliteti. Sot kur po përurojmë këtë pllakat në këtë vend ku ka shërbyer ambulanta e fshatit, s’mund të mos kujtojmë gjithë ata që kontribuuan e sot nuk janë në jetë, siç ishte doktor Fetih Hetemi e shumë të tjerë”, tha Haliti. Një fjalë rasti mbajti edhe drejtori ekzekutiv i SH.H.B “Nëna Terezë” Zef Shala, i cili mes tjerash tha se që nga themelimi I shoqatës në vitin 1990, janë zhvilluar aktivitete të shumta humanitare, për të vazhduar që nga viti 1992 edhe me asistencën mjekësorë me hapjen e ambulanteve në të gjithë Kosovës e që në Viti u hapën Në Binqë, Pozheran, Remnik etj. Fjalë rasti mbajtën edhe Halit Alidemaj koordinator i Shoqatës Nëna Terezë, Besim Rexhepi kryetar Këshillit të fshatit Remnik, Basri Sylejmani ish kryetar i degës së shoqatës “Nëna Terezë”. Në shenjë respekti për kontributin e dhënë, u ndanë edhe mirënjohje për dr. Fetih Hetemin post mortum, dr.Gani Demollin, dr.Milaim Kosumin dhe shumë aktivistë të tjerë. Shpalosjen e pllakës e bënë kryetari I komunës Sokol Haliti, Zef Shala, Halit Alidemaj, Ramadan Musliu, Arianit Hetemi në emër të familjes së dr.Feti Hetemit dhe Besim Rexhepi.Aziz Zuka