ARSIMI

U mbajt provimi pranues i studimeve master e-qeverisja

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur sot provimi pranues për studimet master, respektivisht për programin e-qeverisja.

Prorektorja për çështje akademike, Shpresë Qamili së bashku me Sekretarin e përgjithshëm, Vaxhid Sadriu, kanë vizituar sallat nëpër të cilat është mbajtur provimit pranues. Ata kanë parë nga afër gjithë këtë proces, ku fillimisht studentëve ju kanë dëshiruar suksese, derisa janë shprehur të kënaqur me mënyrën e organizimit të provimit pranues.

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan për studime master ofron dy programe studimi për studentët e rinj për vitin akademik 2017-2018

Në programin E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” dhe programin Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Mitrovicë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Në këto programe UKZ do të regjistrojë 117 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Rezultatet e provimit pranues të studimeve master, programi e-qeverisja, do të publikohen në ueb faqen e Universitetit www-uni-gjilan.net , deri më 03.11.2017.

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare.

You Might Also Like