Viti

U shënua 5 maji Dita e dëshmorëve të Vitisë

Në kuadër të aktiviteteve për nder të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Vitisë, sot pos homazheve në varrezat e dëshmorëve në Viti, është mbajtur nga Kuvendi Komuna i kësaj komune edhe një seancë solemne. Gjithashtu për nder të kësaj dite, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, është mbajtur edhe Akademia përkujtimore për nder të 29 dëshmorëve vitias të cilët kanë rënë për lirinë e vendit si dhe është hapur ekspozita me temën “Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit Skënderbeu”. E sot pjesë e ktyre aktiviteteve ishte edhe një kuadro qeveritare nga komuna e Vitisw z.Bajram Hasani, ministër I Ministrisë së tregëtisë dhe Induistrisë .Ministri Hasani I shoqëëruar nga bashkëpunëtorët e tijë bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Viti dhe tek

shtatorja e dëshmorit Mejdi Korrani në Pozharan. Në fund bashkë me kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti morëm pjesë edhe në akademinë pëkujtimore kushtuar dëshmorëve të Vitisë.Aziz Zuka

You Might Also Like