ARSIMI

Universiteti “Kadri Zeka” i gatshëm ta shpall eurodeputetin Lukas Mandl me titullin Doctor Honoris Caus

Universiteti “Kadri Zeka” i gatshëm ta shpall eurodeputetin Lukas Mandl me titullin Doctor Honoris Caus

Me inciativën e avokatit të mirënjohur gjilanas, Arsim Vranovci, Universiteti “Kadri Zeka”, me stafin e tij nesër në ora 15:00 do të shpall eurodeputetin -mikun e madh të shtetit të Kosovës, austriakun Lukas Mandl, me titullin e nderit Doctor Honoris Causa.

Njiherit do të jetë rasti i parë që Universiteti “Kadri Zeka”, jep një titull siq është kjo në rastin e eurodeputetit Lukas Mandl.

Edhe sot, organizatorët e Universitetit “Kadri Zeka”, me banderolën e vënë në Universitet kanë dëshiruar mirëseardhje mikut të veqant të Kosovës duke thesksuar – “Mirë se erdhe në Gjilan, Miku i Kosovës – Doctor Honoris Causa, Lukas Mandl”.

You Might Also Like