Shefik Surdulli
Vije një ditë dhe njeriu e harxhon kohën, natyrshëm vdes. Por, të vdesësh tragjikisht në kohë paqeje, është e rëndë, e veçanërisht kur dora vrastare i mirrë jetën njeriut, një çuni të ri në këtë rast, kjo është e pajustifikueshme, e dhimbshme, e papranueshme dhe e dënueshme gjithsesi.
Shoqëria jonë duhet ta di e ta kuptojë njëherë e mirë, se për zgjidhjen e problemeve jetësore ka plotë rrugë tjera, pavarësisht sa të vështira janë ato, por asnjëherë përmes dhunës-vrasjes.
Ndërkaq institucionet tona, sidomos ato të rendit e të drejtësisë, duhet ti marrin seriozisht dhe me shqetësim rastet e dhunës e të vrasjeve të shumta që po ndodhin, veçanërisht në Gjilan.
Në rastin konkret të vdekjes tragjike të të riut gjilanas Engjëll Smërqaku, që na tronditi të gjithëve, kërkojmë që sa më parë të identifikohet vrasësi dhe i njejti të sillet para drejtësisë për ta marr dënimin e merituar.
Këto akte të shëmtuara të qenies njerëzore, padyshim sjellin dhimbje, vuajtje e plagë që nuk mbyllen asnjëherë.
Mirëpo, kjo dhimbje nuk është vetëm e familjes Smërqaku që mbeti pa të birin e saj, por e ne të gjithëve, sa edhe e imja personalisht si qytetar, në këtë rast edhe si përfaqësues i popullit në Kuvendin Komunal të Gjilanit.