Futboll

Vjen humbja e parë e Arbnor Morinës në kryendeshjen e Anamoravës

Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit është ndarë i pakënaqur me fundin e ndeshjes, kur ekipi i tij ka pësuar në mënyrë naive.

“Tërë kohën ia tërhoqa vëmendjen mbrojtësit tim që t’a mbulojë lojtarin kundërshtar, por ai nuk e bëri një gjë të tillë, andaj nga ai harkim edhe pësuam”, tha kryetrajneri i Gjilanit, Arbnor Morina,  që shtoi se djemtë e tij luajtën mirë edhe faktikisht edhe fizikisht. Sipas Morinës, ekipi i tij luajti qetë e kundërshtarit i duheshin pikët.

Sa i ka udhëhequr Gjilanin e Dritën, kjo është humbja e parë e Morinës.

You Might Also Like