KV Peja – KV Drita 3:0 (25:19, 30:28, 25:13}
Formacionet:
KV Peja: Kaltrim Berisha, Ergon Tare, Armand Kelmendi, Arlind Kabashi, Gazmend Husaj, Fisnik Salihu, Erion Bajrami, Adriatik Berisha, Rigon Bajrami. Trajner: Hysni Prelvukaj
KV Drita: Taulant Qosa, Valmir Demi, Elon Shala, Eron Murseli, Ermal Maliqi, Shklqim Ismajli, Dilon Latifaj, Wiltonr Rodrigues, Dardi Pllana. Trajner: Idriz Berisha
KV Peja ia ka dalë që të mposht Dritën e Gjilanit këtë të dielë në Palestran “Karagaq” në Pejë, duke ngadhënjyer me rezultat 3:0 në sete. Rezistencën më të madhe klubi gjilanas e bëri në setin e dytë, ku Pejës i janë dashur 30 pikë për të marrë këtë set.
Drita lojën më të dobët e luajti në setin e tretë, kur është kufizuar në 13 pikë./kryelajmi.com/.