Sportet me dorë

Drita mposht M-Technologie dhe vazhdon bilancin perfekt të fitoreve këtë sezon

Drita mposht M-Technologie dhe vazhdon bilancin perfekt të fitoreve këtë sezon
Drita ka vazhduar me bilancin qind për qind të fitoreve këtë edicion, derisa ka mposhtur M-Technologien me rezultat 0-3 në sete, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën A, femrat, të shtunën mbrëma.
Setin e parë “Intelektualet” e fituan me rezultat 17-25, për të vazhduar 20-25 në të dytin, derisa në setin e tretë kryen punë lehtë, duke triumfuar 13-25.
Pas kësaj fitoreje, Drita grumbullon 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, ndërsa M-Technologie mbetet në kuotën e gjashtë pikëve.
KV DRITA – KV M-Technologie
(25:17, 25:20, 25:13)
MVP
Lojtar i Ndeshjes: Loresa AVDYLI: 15 pikë (14 slume me 57%, 1 shërbim )
KV DRITA
Loresa AVDYLI: 15 pikë (14 sulme me 57%, 1 shërbim )
Vesa SHABANI: 13 pikë (7 slume me 35% dhe 6 bllok)
Megi BISLIMI: 12 pikë (10 slume me 34%, 2 bllok ,13 pranime me 62%)
Adelajda PRENGA: 10 pikë (10 sulme me 48%,pranime 11 me 82%)
Blinera JAHA: 5 pikë (4 slume me 80% dhe 1 shërbim)
Fjolla SHABANI: 3 pikë (1 slum me 8%, 1 bllok dhe 1 shërbim )
Selvije BAHTIRI: 1 pikë (1 slum me 100%)
Erëza RUSHITI: 1 pikë (1 slum me 25%)
Xhuda KRUTI: 20 pranime me 90%

You Might Also Like