Sportet me dorë

KV Ferizaj arrin fitore të madhe ndaj KV Drita

Superliga A, meshkujt: KV. Ferizaj arrin fitore të madhe kundër KV DRITA – Meshkujt
Ferizaj ka regjistruar një fitore të rëndësishme kundër liderit të Superligës A, Dritës, të shtunën mbrëma, në përballjen e vlefshme për xhiron e 15 në elitën e volejbollit kosovar.
Ferizajasit triumfuan me rezultat 3-1 (20-25, 25-21, 26-24, 30-28), në një takim që u karakterizua me momente dhe aksione të forta.
“Intelektualët” ishin ata që kishin epërsinë pas setit të parë, mirëpo ferizajasit arritën përmbysjen e madhe në tre setet pasues, me lojën që u karakterizua me garë të fortë për secilën pikë, sidomos në setet tre dhe katër.
Me këto tre pikë, Ferizaj grumbullon 25 në total, ndërsa Drita mbetet në pozitën e parë me 31 pikë, të paktën përkohësisht deri në ndeshjen mes Skenderbeut dhe Pejës që luhet të dielën.

You Might Also Like