Gjilani hyn mbarë në vitin 2025
Kryetari Alban Hyseni ka nënshkruar sot kontratat për dy projekte të rëndësishme për Komunën dhe qytetarët e Gjilanit.
Stacioni i Autobusëve do të ketë pamje tjetër me projektin e ri, në vlerë 1 milion euro.
Për kushte më të mira dhe përmirësim të infrastrukturës për sportistët tanë do të investohet në vlerë 2.7 milionë euro, në rinovimin e Palestrës Sportive “Bashkim Selishta”, është thënë në qendrën e Vetëvendosjes në Gjilan.