Futboll

Zekirija Ramadani i gëzohet trepikëshit të ri

Gjilani ka shënuar rezultate pozitive në dy ndeshjet e fundit dhe ky fakt e gëzon kryetrajnerin Zekirija Ramadani, i cili beson në ëndrrën se mund të arrihet Evropa edhe këtë stinor.

Ramadani ka thënë se në pjesën e parë kishin mbizotëruar tërësish në këtë ndeshje dhe se përkundër rasteve të shumta nuk ia dolën që të shënojnë, por që ai u kishte treguar për rrezikun nga kundërsulmet e Trepçës. Kryetrajneri Ramadani, ka kërkuar nga lojtarët që nga kjo ndeshje t’i nxjerrin tri pikë, gjë të cilën e ka arritur.

Duke folur për lojtarin Solomon, i cili po përballet me drejtësinë, Ramadani, tha se i vije keq për këtë ngase lojtari edhe më herët kishte vuajtur lidhur me këtë çështje. Ai pret që Solomon shumë shpejt do t’i kthehet skuadrës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like