Viti

Zyrtarët komunalë takojnë pronarët e autokombajnave për përgatitjet e korrje-shirjeve

Në të fillimit fushatës së korrje-shirjës së grurit në komunën e Vitisë e me qëllim që kjo fushatë të shkoi si është më së miri, Drejtoria për Bujqëtsi e komunës së Vitisë, ka zhvilluar sot një takim me pronarët e Autokombajnave me të cilët ka biseduar rreth ecurisë së përgatitjeve për fushatën e korrje shirjeve në këtë komunë.

Në ketë takim morri pjese edhe nënkryetari i Komunës Hasan Aliu, i cili i përshëndeti te pranishmit duke vlerësuar punën me aq përgjegjësi që ata kryejnë, në sigurimin e bukës për qytetarët e komunës së Vitisë.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i njoftoi autokombajnerët me

çmimin të cilin ketë vit e rekomandon Ministria e Bujqësisë në nivel të Kosovës, i cili do të jet 100 euro për hektar. Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për dëmet që janë shkaktuar nga breshri në kulturën e grurit, ku ka dëmtuar në masë këtë kulturë që do të ndikoj dukshëm edhe në ulje të rendimentit.

Udhëheqësit komunal i kanë kërkuar autokombajnerëve që të bëjnë përgatitjet e duhura, e sidomos të jenë sa më të përgatitur në aspektin teknik të autokombajnave.Sipas të gjitha parashikimve sivjet kjo fushate ne kete komunë do të nise pak me vonesë si pasojë e motit që kishte marrë me shira dhe pjekja e grurit do të të vonojë.

Aziz Zuka

You Might Also Like