Futboll

Mezani : Pos lojës së mirë kam dëshirë të marr edhe pikët e plota

E  ka nisur punën me barazim te Gjilani, por për të u tha se gjatë tërë javës ka punuar mirë dhe se ai do të bëjë një Gjilan më ndryshe. Tekniku shqiptar më shumë se barazimi ka dashur fitoren, por ekipi i  tij do të duhej të shënonte më shumë herë për të arritur një qëllim të tillë.

“Do të kisha patur shumë dëshirë ta nisja aventurën time me fitoren, por tani nuk duhet pse të ndalojmë. Kemi shumë ndeshje të mbetura dhe duhet të bëjmë shumë gjëra”, deklaroi Mezani

Ai vijoi me punën që duhet bërë.

“Duhet të punojmë sikurse në repartin e sulmit për të finalizuar më mirë, po ashtu edhe në repartin e mbrojtjes të mbrohemi më mirë, pasi që nuk duhet të lejojmë të pranojmë gol aq lehtë”.

“Përpos lojës së mirë që kam dëshirë të zhvillojë, kam dëshirë edhe të marr pikët e plota, pasi për to kemi nevojë më së shumti për momentin. Lojtarët e mi janë më të mirët dhe kam besim në ta. Ne do të rritemi së bashku dhe do të bëjmë më të mirën e mundshme”, përfundoi Mezani.

You Might Also Like