Shkolla-Mejtepi shekullor në Zarbicë përfaqëson një trashëgimi të çmuar arsimore, kulturore dhe historike.
Në gjirin e saj ngërthen historinë e zhvillimit të arsimit, kulturën dhe trashëgiminë materiale të kësaj treve. Ajo është dhe do të mbetet një ndër simbolet emblematike dhe kujtesës historike të Malësisë.
Pranë kësaj shkolle, e cila përfaqësonte një Tempull të dijes dhe një qendër të rëndësishme të arsimimit, u zhvillua një veprimtari me rëndësi të veçantë për përparimin shoqëror e kulturor të kësaj treve.
Krahas mësimit të shkronjave të Alfabetit SHQIP (ABC-së),u mbajtën edhe shumë takime kundër shpërnguljes së popullsisë drejt Turqisë, por edhe bashkërendim e unifikim i qëndresës, për rezistencë në mbrojtje të kufirit.
Ishte vendi edhe pë ruajtjen e dinjitetit, identiteti, dhe frymës SHQIPTARE në këto anë, aty u organizuan edhe kurse për zhdukjen e analfabetizmit.
Kjo shkollë mbetet dëshmi e përkushtimit ndaj dijes, arsimit dhe emancipimit shoqëror, si dhe një trashëgimi me vlera të veçanta për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.
Pasi renovimi i objektit është iniciuar me shkrim pranë Komunës së Bujanocit më 16 tetor 2008 dhe është përsëritur më 14 dhjetor 2021, ndërsa matja në vendngjarje është realizuar më 28 tetor 2022, po bëhet një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së kësaj vlere të trashëgimisë sonë.
𝗣𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗺ë 𝗸𝗮𝗽𝗶𝘁𝗮𝗹 𝗶 𝘁𝗿𝗮𝘀𝗵ë𝗴𝗶𝗺𝗶𝘀ë 𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲 𝗽ër 𝗠𝗮𝗹ësinë 𝗲 𝗕𝘂𝗷𝗮𝗻𝗼𝗰𝗶𝘁 është 𝗿𝗲𝗻𝗼𝘃𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗼𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝘁ë 𝗦𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹ë𝘀-𝗠𝗲𝗷𝘁𝗲𝗽𝗶𝘁 𝗻ë 𝗭𝗮𝗿𝗯𝗶𝗰ë.
Pas këtij projekti ligjërisht do të
shëndërrohet në një Monument të Trashigimisë Kulturoro-Historike, dhe shpallja Muze, nën mbrojtje të Monumenteve të Trashigimisë Kulturoro-Historike.

Nga, Refik Hasani, inciator për renovimin e objektit të Shkollēs- Mejtepit shekullor në Zarbicë





