Futboll

Ade Oguns më në fund erdhi te Gjilani

Ade Oguns, futbollist 25-vjeçar nigerian,  që në gusht të këtij viti kishte arritur marrëveshjen që të  bëhet futbollist i SC Gjilanit, por problem doli të jetë pajisja me vizë hyrëse në Kosovë të futbolistit afrikan, shkruan kryelajmi.com.

Në momentin e arritjes së marrëveshjes, burime nga klubi kuq e bardhë bënin me dije se ai shumë shpejt pritet të zbarkojë në Gjilan, por një gjë e tillë nuk e arrit deri sonte, më 20 nëntor, kur klubi gjilanas njoftoi se Oguns erdhi në Gjilan dhe në qendër të sulmit do të gjejë edhe dy sulmues të tjerë, Tolajn dhe Zekën.

Ade Oguns nuk është i panjohur për futbollin kosovar, ngase ai më herët kishte qenë pjesë e Ferizajt, prej ku ishte larguar në drejtim të Belgjikës, në ekipin Eupen.

Ade Oguns, karrierën e kishte nisur në vendin e tij të lindjes, në Nigeri, ku kishte luajtur për ekipin 36 Lion FC, prej ku ishte larguar në futbollin kolumbian te Caracas FC. Më pas karrierën e kishte vazhduar në Wydad AC dhe për t’u rikthyer në ekipet e mëparshme dhe për të kaluar në KAS Eupen në Belgjikë, prej ku kishte ardhur në Kosovë te FC Ferizaj dhe së fundi ishte rikthyer në Belgjikë.

Ai është i lindur në Logos dhe është i gjatë 179 centimetra, kurse luan në pozitën e qendërsulmuesit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like