Stadiumi me bari sintetik në Gjilan. Gjyqtarë: Mentor Ajeti, Arbnor Bullatovci, Altin Zhegrova, Ersen Janovali, Erdon Podvorica (VAR), Kastriot Peci (AVAR). Kartoni i verdhë: Krivanjeva, Limani, Namani, Ibrahimi – Be. Krasniqi, Dabiqaj, Pëllumbi, Ovouka, Limaj
Gjilani: Qoriq, Thaqi, Krivanjeva, Ibrahimi, Limani, Boshnjaku, Bllaca, Bilalli (Namani), Bajraktari (Rrahmani), Zeka (Oguns), Tolaj. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.
Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Pëllumbi, Salihu, Ovouka, Limaj, Dabiqaj, Nguena, Jashari (Abazaj), Balaj, Be. Krasniqi (Manaj). Kryetrajner: Ardian Nuhiu.
Në ditë feste, më 28 nëntor gjatë tërë natës kishte rënë borë, kurse të nesërmen fusha me bari sintetik ishte e mbushur me borë. Ndeshjet e asaj dite që u desh të luhen në kuadër të Superligës së Kosovës në Futboll u anuluan, por jo edhe derbi në Gjilan, ngase drejtuesit e SC Gjilani tërë ditën kishin punuar me makineri për ta larguar borën, kurse në buzëmbrëmje terreni ishte I gatshëm për lojë.
Ndeshja ka nisur me një qetësi nga të dy palët që ruheshin që të mos gabojnë në terrenin e rrëshqitshëm. Mundësia e parë në ndeshje erdhi në minutën 27, kur Thaqi harkoi nga e djathta dhe topi erdhi te këmbët e Bilallit, I cili në vend që të gjuaj me të parën deshi ta ndalë topin dhe ai I iku nga këmba dhe shkoi drejt e në duart e portierit Maloku. Gjilani pati rast të mirë edhe në minutën 34, kur pas një aksioni të shpejtë Tolaj goditi nga largësia, Maloku priti topin duke e larguar, por aty u bgjet Zeka, I cili I vetmuar gjuajti mbi portë.
Tentimin e parë Drita e pati në minutën 39, kur pas një harkimi nga e djathta, Qoriq e dëboi topin shkurtazi, por sulmuesit e Dritës nuk ishin të saktë në rastin që iu tregua.
Në sekondën e fundit të pjesës së parë. Drita pati rastin më të mirë, kur pas një goditje dënimi, topi erdhi deri të Salihu, që gjuajti me të parën, por portieri Qoriq u hap I tëri dhe me këmbë shpëtoi portën e tij.
Zeka e Tolaj patën dy supermundësi në minutën 58, kur pas një shpërthimi të Bajraktarit nga e djathta, Zeka tentoi me thembër, por topi u dëbua deri te Tolaj, i cili e pati portën e zbraztë, por gjuajtjen e tij e ndali Be. Krasniqi dhe e dërgoi në fundore.
Qoriq e shpëtoi Gjilanin edhe në minutën 61, kur ndali gjuajtjen e Jasharit nga një pozitë anash.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste të mira shënimi, andaj edhe ky derbi u mbyll pa gola. /kryelajmi.com/.





