Viti

Vitia parapërgatitët për shënimin e ditës së çlirimit

Në Viti sot u mbajt takimi i Këshillit Organizativ për shënimin e 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë. Me këtë rast, zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, theksoi rëndësinë e organizimit dhe shënimit sa më dinjitoz të kësaj date me rëndësi të veçantë historike për qytetarët e Vitisë. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Policisë së Kosovës, shoqërisë civile dhe të tjerë. Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të shënimit të kësaj dite. Nderkohw qw Draft-agjenden e aktiviteteve u prezantua para të pranishmëve nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti. Pjesëmarrësit dhanë sugjerimet e tyre lidhur me organizimin e aktiviteteve, ndërsa agjenda përfundimtare pritet të publikohet së shpejt. Aziz Zuka

You Might Also Like