Viti

Në Viti, në Ditën Ndërkombëtare  të Lirisë së Shtypit u përkujtua gazetari anglez Kerem Lewton

 Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, gazetarë, përfaqësues nga shoqëria civile, dhe udhëheqës të komunës së Vitisë, kanë përkujtuar gazetarin e vrarë anglez Kerem Lewton.

Me këtë rast, në kompleksin përkujtimore të gazetarit Leëton që është ndërtuar në këtë qytet në ndertim të kontributit të tij, të pranishmit vendosën buçet lulesh dhe nderuan jetën dhe veprën e gazetarit anglezi cili u flijua për lirinë e shtypit.

Shyqeri Halabaku, kryetari i Klubit të Gazetarëve “Kerim Lewton” në Viti, ka vlerësuar lartë veprën e gazetarit anglez dhe punën profesionale të tij, me qëllim të informimit të drejt rreth ngjarjeve nëpër botë, respektivisht ngjarjeve të luftës në Maqedoni, kur edhe e gjeti vdekja shumë vite më parë.

“Duhet punuar në drejtim të krijimit të një shoqërie ku respektohet puna e gazetarit dhe se liria e medieve është njëra ndër vlerat me të rëndësishme të demokracisë, por edhe tu krijohen kushte më të mira për punë  gazetarëve .Tutje ai tha se vepra e gazetarit të njohur Lewton na frymëzon të gjithëve për një shoqëri të lirë dhe të hapur “, u shpreh Halabaku.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, konsideratë shprehu edhe kryetari Sokol Haliti, i cili i ftoi mediat për raportim të drejtë e të paanshëm, dhe në mbrojtje të demokracisë.

Ndryshe , Kerem Lewton u vra në fshatin Pustenik më 29 mars të viti 2001, gjatë raportimit mbi konfliktin e luftës në Maqedoni. Aziz Zuka

You Might Also Like