
Shkruan: Sylejman Ismajli
Kampionati Boteror i futbollit, i 23-ti me radhe, do te zhvillohet ne SHBA, Meksike dhe Kanada. Ky kompeticion do te zgjase plot 39 dite, nga 11 qershori deri me 19 korrik 2026, ku do te marrin pjese 48 kombetare nga i gjithe rruzulli tokesor!
Trofeu origjinal, i cili ne fillim quhej “Victory” dhe me pas u emerua per nder te presidentit te FIFA-s “Jules Rimet”, u fitua pergjithmone nga Brazili ne vitin 1970 (pasi u shpallen kampione per here te trete). Fatkeqesisht, ky trofe u vodh ne vitin 1983 dhe nuk u gjet me kurre. Trofeu qe perdoret sot eshte dizajnuar nga artisti italian Silvio Gazzaniga. Paraqet dy figura njerezore qe mbajne lart rruzullin tokesor dhe eshte i punuar me ar te paster 18 karatesh. Ndryshe nga i pari, ky trofe nuk i jepet asnje shteti pergjithmone; fituesit marrin vetem nga nje kopje te praruar me ar.
Kampionati i vitit 2026 do te mbahet nen mbikeqyrjen e forcave te medha te sigurise. Parashihet qe rreth 200,000 njerez (polici, ushtri, marinsa dhe kompani private) te perfshihen ne siguri, te mbeshtetur nga rreth 150,000 kamera dhe drone ne kufij. Interesimi pritet te thyeje çdo rekord: rreth 6 milione shikues ne stadiume dhe rreth 6 miliarde njerez para ekraneve! Fitimet do te jene marramendese: FIFA pritet te arketoje rreth 11 miliarde dollare (fitimi i paster rreth 4 miliarde dollare). Edhe nikoqiret do te kene fitime mbi 5 miliarde dollare, ndersa jane krijuar tashme 40,000 vende te reja pune.
Goli i pare ne histori, eshte shenuar me 13 korrik 1930. Kete kenaqesi e kishte futbollisti francez Lucien Laurent, i cili shenoi ne minuten e 19-te ndaj Meksikes.
Golashenuesit me te mire ne histori:
Miroslav Klose (Gjermani) – 16 gola (ne 4 kampionate, nga 24 ndeshje)
Ronaldo “Fenomeni” (Brazil) – 15 gola (nga 19 ndeshje)
Gerd Müller (Gjermani) – 14 gola (nga 13 ndeshje)
Just Fontaine (France) – 13 gola (ne vetem 1 kampionat ne 1958, nga 6 ndeshje!)
Lionel Messi (Argjentine) – 13 gola (nga 26 ndeshje)
Shtetet me me shume “Lojtare te Mire” te shpallur ne Boteror:
Brazili (7): Leonidas, Zizinho, Didi, Garrincha, Pele, Romario, Ronaldo.
Argjentina (3): Mario Kempes, Diego Maradona, Lionel Messi.
Italia (3): Giuseppe Meazza, Paolo Rossi, Salvatore Schillaci.
Futbollistet me te mire nder vite:
1930 — Jose Nasazzi (Uruguaj)
1934 — Giuseppe Meazza (Itali)
1938 — Leonidas (Brazil)
1950 — Zizinho (Brazil)
1954 — Ferenc Puskás (Hungari)
1958 — Didi (Brazil)
1962 — Garrincha (Brazil)
1966 — Bobby Charlton (Angli)
1970 — Pele (Brazil)
1974 — Johan Cruyff (Holande)
1978 — Mario Kempes (Argjentine)
1982 — Paolo Rossi (Itali)
1986 — Diego Maradona (Argjentine)
1990 — Salvatore Schillaci (Itali)
1994 — Romario (Brazil)
1998 — Ronaldo (Brazil)
2002 — Oliver Kahn (Gjermani)
2006 — Zinedine Zidane (France)
2010 — Diego Forlán (Uruguaj)
2014 — Lionel Messi (Argjentine)
2018 — Luka Modrić (Kroaci)
2022 — Lionel Messi (Argjentine)
Vendet Nikoqire dhe Historiku i Finaleve:
(Viti – Vendi Nikoqir | KAMPIONI vs Nenkampioni – Rezultati)
1930 Uruguaj | URUGUAJI 4-2 Argjentina
1934 Itali | ITALIA 2-1 Çekosllovakia (pas shteses)
1938 France | ITALIA 4-2 Hungaria
1950 Brazil | URUGUAJI 2-1 Brazili
1954 Zvicer | GJERMANIA P. 3-2 Hungaria
1958 Suedi | BRAZILI 5-2 Suedia
1962 Kili | BRAZILI 3-1 Çekosllovakia
1966 Angli | ANGLIA 4-2 Gjermania P. (pas shteses)
1970 Meksike | BRAZILI 4-1 Italia
1974 Gjermani P. | GJERMANIA P. 2-1 Holanda
1978 Argjentine | ARGJENTINA 3-1 Holanda (pas shteses)
1982 Spanje | ITALIA 3-1 Gjermania P.
1986 Meksike | ARGJENTINA 3-2 Gjermania P.
1990 Itali | GJERMANIA 1-0 Argjentina
1994 SHBA | BRAZILI 3-2 Italia (me penallti)
1998 France | FRANCA 3-0 Brazili
2002 Kore e Jugut/Japoni | BRAZILI 2-0 Gjermania
2006 Gjermani | ITALIA 1-1 Franca (5-3 me penallti)
2010 Afrika e Jugut | SPANJA 1-0 Holanda (pas shteses)
2014 Brazil | GJERMANIA 1-0 Argjentina (pas shteses)
2018 Rusi | FRANCA 4-2 Kroacia
2022 Katar | ARGJENTINA 3-3 Franca (4-2 me penallti)
2026 SHBA, Kanada, Meksike | ?




