Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 05.06.2026 – 11.06.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e pesëmbëdhjetë (1315) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar njëzet e një (21) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
- Shqiptuar tridhjetë e një (31) gjoba për përdorim të telefonit,
- Shqiptuar gjashtëdhjetë (60) gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e tri (33) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!




