Futboll

Ja sa vlejnë FC Drita dhe SC Gjilani

Në bazë të asaj që shkruan faqja Transfermarkt, ekipi kampion i Kosovës në Futboll, FC Drita e ka vlerën 8 milionë e 100 mijë euro, gjë e cila e bënë ekipin më me vlerë në futbollin Kosovar.

Lojtari që më së shumti çmohet te FC Drita sipas vlerës monetare është sulmuesi 27- vjeçar Arb Manaj, i cili ka vlerën e 750 mijë euro dhe është ndër tre lojtarët më të çmuar në Superligën e Kosovës në Futboll.

Ekipi rival nga i njëjti qytet, SC Gjilani, po sipas kësaj faqe e ka vlerën 5 milionë e 580 mijë euro. Kurse lojtari më me vlerë i SC Gjilanit konsiderohet boshnajko-gjermani 28- vjeçar qendërsulmues shtatlartë, i cili ka vlerën e 700 mijë eurove.

Ndryshe, futbollisti më i shtrenjtë në Kosovë konsiderohet mesfushori i Ballkanit Giovanni (800 mijë euro), Arb Manaj është i dyti bashkë me Almir Kryeziun, derisa Senad Jaroviq ndanë pozitën e katërt me Etnik Brrutin. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like