Komunikacion

U shqiptua masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 24 ngasës

 

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 19.06.2026 – 25.06.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë (1659) gjoba.
 
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
 
·        Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
·        Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
·        Shqiptuar dyzet e tetë  (48) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
·        Shqiptuar tridhjetë (30) gjoba për përdorim të telefonit,
·        Shqiptuar tetë (08) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
·        Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzetë e katër  (24) ngasës.
 
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë personat që drejtojnë trotinete veçanërisht personat e rinjë që gjatë drejtimit të këtyre mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe tu përmbahen rregullave të parapara me ligje.
 
Drejtimi i trotineteve pa i respektuar normat e parapara me ligj kushton me jetë.

You Might Also Like