SC Gjilani ka nisur përgatitjet për stinorin që është në prag, ndonëse dukshëm me fond më të varfër të lojtarëve, ngase deri më tashti nga klubi kuq e bardhë janë larguar 12 lojtarë.
Përkundër kësaj, emra të rinjë janë parë në stërvitjen e SC Gjilanit, megjithëse ata ende nuk janë prezantuar.
Kështu, në stërvitjen e sotme te SC Gjilani janë parë portieri kroat Marjan Qoriq, i ardhur nga Llapi i Podujevës. Aty është parë edhe futbollisti i ardhur nga Ballkani, Bleart Tolaj, pastaj lojtari që edhe më herët ishte te Gjilani, Mevlan Zeka, por edhe i huazuari Hamdi Namani, sikurse edhe ish-kapiteni i Dritës dhe i Prishtinës, Ardian Limani./kryelajmi.com/.





