Gjilan

Lutfi Haziri: Gjilani mbetet fryma dhe krenaria e filozofisë rugoviane

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës dhe Komunës, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi me strukturat e Lidhjes Demokratikë në Gjilan, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Rinisë dhe Forumin e Gruas, me qëllim të mobilizimit për zgjedhjet e 22 tetorit.

 

Në këtë takim u tha se fryma e unitetit dhe e punës së madhe që po mbretëron në terren, në çdo lolalitet, lagje e fshatra, e bën të sigurtë fitoren e LDK’së, pasi u vlerësuar se punët e mëdha gjatë mandatit  qeverisës të udhëhequar nga Lutfi Haziri, ia kthyen dinjitetin gjilanasve.

Kryetari Lutfi Haziri, i cili pritet të rikonfirmohet bindshëm më 22 tetor, pasi falënderoi strukturat e partisë për mbështetjen, tha Gjilani mbetet fryma dhe krenaria e filozofisë rugoviane.

“Si qytet i demokracisë, me një kulturë të lartë qytetare, e cila është determonuar me LDK’në  si besëlidhje qytetare e fjalës dhe e besës për familje, Zot e shtet, Gjilani mbetet fryma dhe krenaria e filozofisë rugoviane. Vazhdojmë me punë të hajrit për Gjilanin, duke e bërë atë qender të zhvillimit të bashkëpunimit ndërkufitar”, tha kryetari Haziri.

Përndryshe, kryetarit Haziri dhe ekipit të tij po i bëhet pritje e jashtëzakonshme nga ana e strukturave të partisë në terren, takime këto të cilat do të kulmojnë me Konventën e madhe të LDK’së më 21 shtator.

You Might Also Like