Gjilan

Këshilltari Komunal i Gjilanit bashkë me banorë të Velekincës ngjyrosën shtyllat përgjatë trotuarit

Ndonjëherë mjafton pak vullnet për të bërë një ndryshim që shihet nga të gjithë.

Sot, së bashku me disa banorë të Velekincës, i ngjyrosëm shtyllat përgjatë trotuarit, duke e bërë këtë hapësirë më të bukur, më të dukshme dhe më të sigurt për këmbësorët.

Kjo nismë nuk ishte vetëm për pamjen e vendit, por edhe për sigurinë e qytetarëve. Ngjyrosja e shtyllave ndihmon që ato të dallohen më mirë gjatë natës, duke lehtësuar lëvizjen e këmbësorëve në trotuar dhe duke kontribuar në një komunikacion më të sigurt për të gjithë.

Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij aksioni me punë dhe përkushtim. Mirënjohje e veçantë për Biti Bau, që na siguroi materialet dhe pajisjet e nevojshme për ta realizuar këtë nismë.

Kur bashkohemi për të mirën e përbashkët, çdo punë bëhet më e lehtë dhe çdo ndryshim ka më shumë vlerë.

Fadil Ademi, këshilltar komunal

You Might Also Like